Çmenduritë me ‘bekimin’ e shtetit s’kanë të sosur në Shqipëri. Kësaj radhe janë banorët e nja pallati në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër, që bashkëjetojnë me rrezikun prej më shumë se 30 vitesh. Brenda mureve të pallatit është vendosur një kabinë e tensionit të lartë. Më në rrezik janë banorët e apartamentit ngjitur me kabinën. Ndonëse kanë shkuar disa herë te OSHEE Gjirokastër, nuk kanë marrë zgjidhje. Pra, OSHEE kursen paratë për të ndërtuar një vend tjetër ku të qëndrojë kabina e tensionit të lartë, prandaj e ka lënë në murin e pallatit për kusur vite me radhë. Me siguri do të kujtohen kur të ndodhë ndonjë tragjedi. Ndiqni në videon më poshtë rrëfimin e banorëve për RTSH Gjirokastra.
© ArgjiroLajm.net