Çmenduri në Dropull, i moshuari zbulon tunelin misterioz poshtë shtëpisë. Ia kishte hapur komshiu (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Terhiat të Bashkisë Dropull. Manthio Basho ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’, se në pronën e tij është hapur një tunel i nëndheshëm, i cili i ka rrezikuar edhe banesën ku ai jeton. Sipas tij tunelin ia ka hapur komshiu dhe ai e ka kuptuar një ditë rastësisht. Shpjegimi i dhënë nga komshiu ishte se këtë tunel e kishte hapur me qëllim që të lidhej me banesën e vëllait të tij që ishte pak më lart, por Basho ngre dyshime se qëllimi i vërtetë ka qenë gjetja e sendeve me vlerë, si floriri. Shihni në videon më poshtë rrëfimin e të moshuarit.

© ArgjiroLajm.net