Çuditë s’kanë të sosur në Shqipëri dhe natyrisht këtu nuk bën përjashtim as Gjirokastra. Aktualisht qyteti ka rreth 1 orë pa energji elektrike. Nuk ka defekt as remont të rrjetit, por thjesht sepse shërbimi zjarrfikës po bën stërvitje… Në një kohë që temperaturat janë të larta dhe kur qyteti ka fluks turistësh, stakohet energjia për stërvitjen e shërbimit zjarrfikës. Absurdi shtohet nëse merr parasysh që OSHEE Gjirokastër nuk ka bërë një njoftim paraprak se do të ketë ndërprerje të energjisë. Ky është një detyrim minimal ndaj konsumatorëve. Pra, për disa oficerë të shërbimit zjarrfikës që po stërviten dhe kryejnë manovra të improvizuara, duhet të paralizohet një qytet me rreth 30 mijë banorë.
© ArgjiroLajm.net