Në një kohë kur shumë banditë dhe trafikatë droge sfidojnë shtetin duke shëtitur të lirë, kemi parë shpesh që policia tregon forcën me të pamundurit apo njerëzit e zakonshëm.
Dhe sidomos kur këta të fundit janë krejtësisht në punën e vet. Një rast njoftohet nga Tepelena, ku policia ka kallëzuar në Prokurori një 47-vjeçar vetëm sepse konstatoi që po suvatonte… pa leje banesën e tij.
“Në datë 21.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin J.C, 47 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se reth orës 10:30, është konstatuar se ndërtonte (suvatonte) në banesën e tij në lagjen “Demokracia” pa leje ndërtimi. Neni 199/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.