Pas disa ditësh të ngrohta, dimri është rikthyer sërish në Shqipëri. Siç bën të ditur Meteoalb, gjatë ditës së martë temperaturat do të bien me të paktën 4 gradë. Ditën e martë moti vijon me vranësira të shpeshta por reshje të pakta në Qendër-Jug ku zonat malore do të kenë dëborë.
Pasditja sjell kthjellim gradual të motit në gjithë territorin, kushte që vijojnë edhe të mërkurën. Temperaturat gjatë ditës së martë ulen me 3-4°C duke shënuar zbritur deri -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi vlerësohet rreth 13°C. E mërkura vijon me rënie të vlerave termike në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur temperaturat nga -7 në 11-12°C.