Që në orët e para të mëngjesit rreshje shiu kanë mbuluar gjithë territorin e Shqipërisë. Në disa zona ka patur edhe erë të fortë. Pritet që gjatë gjithë ditës, por edhe të martën, vendi ynë të përfshihet nga stuhi, ndërkohë q shiu nuk pritet të pushojë.
Reshjet do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa në zona të kufizuara do të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës pritet që të vijojnë rreshjet gjatë gjithë ditës edhe më intensive.
Parashikimi
Të hënën vendi ynë do të ndikohet mga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë reshje shiu dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit .
Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/17°C
Zonat e ulëta 13/20°C
Zonat bregdetare 14/19°C