Një çift shqiptar u vunë në pranga nga policia greke pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre iu zbuluan pako me drogë.
Çifti i të rinjve, të dy 22-vjecarë u ndoqën teksa ishin me makinën e tyre në kufirin greko-shqiptar dhe u kapen në Arte.
Policia greke ka njoftuar se mjeti u ndalua në Agio Dimitriou, Arte dhe brenda tij gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 38 pako me 32 kg 275 gram marijuanë.
Automjeti i përket një shtetaseje greke, e cila po kërkohet nga policia.
Dy të rinjtë e arrestuar u dërguan në prokurorinë e Artës. Ndaj tyre është hartuar dosja penale me akuza për importim, transport dhe trafikim lëndësh narkotike.