• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Christian Panucci zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit

19/07/2017
Christian Panucci zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Christian Panucci është edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit. Tekniku italian dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka firmosën kontratat në konferencën e shtypit të thërritur në orën 11:00.

Presidenti Duka shprehu bindjen se Panucci është emri i duhur, megjithëse përvojën e tij në trajnim e quajti modeste. Objektiv mbetet kualifikimi në Euro 2020.

“Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, një emër i rëndësishëm i futbollit italian, me përvojë në fushën e lojës, por ndoshta modeste në trajnim. Jam i sigurtë që kemi bërë zgjedhjen më të mirë me të gjitha karakteristikat që ka trajneri i ri. Jam i bindur se me stafin e tij dhe të gjithë ne do të bëjmë të mundur që të jemi pjesë e Euro 2020″, tha Duka.

Trajneri i ri Kombëtares u shpreh i nderuar. Ai tha se nuk e pati të vështirë t’i thoshte po Shqipërisë dhe konfirmoi se objektivi është kualifikimi në Euro 2020 dhe këtij objektivi do t’i shërbejnë edhe katër ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit.

“Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t’u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna dhe të përpiqem t’u jap kënaqësi njerëzve të këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020, i vetmi objektiv i rëndësishëm për ne dhe grupin e mundësitë për t’ja dalë mbanë i kemi”, tha Panucci.

Ai lëvdoi punën e paraardhësit të tij, Gianni De Biasi dhe nuk paralajmëroi një revolucion në Kombëtare.
 
“De Biasi bëri historinë me Shqipërinë dhe unë do të përpiqem që të bëj një tjetër histori me këtë skuadër. Është e vështirë, por jam i bindur se do t’ja dalim mbanë. Grupi që ndërtoi De Biasi ngriti nivelin e futbollit shqiptar”, tha ai.

Nga ana e tij, Armand Duka tha se grinta, vullneti i hekurt, dëshira për të fituar, por edhe përvoja si lojtar me skuadra të mëdha dhe jo çështjet financiare e bindën FSHF-në se Christian Panucci ishte zgjedhja e duhur./tch

Related Posts

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Champions, triumfojnë Bayern dhe Barcelona, shkëlqen Liverpool
Sport

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Champions, triumfojnë Bayern dhe Barcelona, shkëlqen Liverpool

21/01/2026
VIDEO/ Barazim mes Galatasaray dhe Atleticos, dy gola në Champions
Sport

VIDEO/ Barazim mes Galatasaray dhe Atleticos, dy gola në Champions

21/01/2026
VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë
Sport

Lajm i mirë për Mitaj, trajneri merr vendimin për mbrojtësin

21/01/2026
Zyrtare te Flamurtari, dy afrime në Vlorë
Sport

Zyrtare te Flamurtari, dy afrime në Vlorë

21/01/2026
Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor
Sport

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në kuadër të programit të saj zhvillimor

21/01/2026
“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit
Sport

“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

21/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

22/01/2026
Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al