• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po feston Edi Rama?

01/07/2019
Rama jep një lajm të mirë për gratë që punojnë në bashkitë e opozitës: Asnjë nuk do të largohet nga puna!

Nga Andi Bushati

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar.

Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qershorit, përkundrejt kërcënimit se do ti’a prishnin ato. Ai, që sot e tutje, ka në dorë të gjithë pushtetin lokal, pasi mbretëron prej katër muajsh në një parlament një ngjyrësh.

Ai mund të mburret se nuk përkulet para asnjë lloj shantazhi dhe se i shmangu vendit precedentin e kërcënimit me mospjesmarrje në zgjedhje.

Ai mumd të përkëdhelë egon e vet, kur mendon se arriti të ndërtojë koalicionin më të pamundshëm ndonjëherë në histori, atë mes një partie politike, shtetit të vënë në shërbim të saj, botës së krimit dhe faktorit ndërkombëtar, që u renditën së bashku në njërën anë të llogores.

Natyrisht, për këto, ai ka të gjitha të drejtat e botës të thërrasë: fitore.

Por triumfi i tij është një nga ato beteja të cilave nuk ke çfarë i feston.

Sepse pavarësisht shifrave zyrtare të këtyre votimeve (ku pjestarët e organizatës janë edhe votues edhe komisionerë edhe numërues edhe vëzhgues), ai provoi se sundon si pakicë në këtë vend.

Sepse, duke shtrirë në Shqipëri modelin e partisë ku mbretëron, ai organizoi një ndeshje pa garë dhe pa rivalë.

Sepse ai shpalosi, në sytë e të gjithve, një lloj shteti që do ta kishin zili edhe tiranët më të mëdhenj të planetit, ku KQZ nuk pyet për dekretet presidenciale, ku policia i bindet vetëm urdhërit politik, ku Idajet Beqiri peshon më shumë se Gjykata Kushtetuese dhe ku zgjedhjet përfundojnë si gjithmonë me një “tërmet” të sigurtë.

Sepse ai, këtë 30 qershor, e mbylli ciklin e kapjes së gjithçkaje, që nga parlamenti monist, pushteti lokal, prokuroria, shërbimi sekret dhe presidenca, me të cilën sillet sikur të mos ishte.

Pra, në këtë kuptim, beteja e Edi Ramës është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot. Pasi ajo nuk është një lojë që përfundoi duke zbatuar rregullat, por, duke i shaktërruar ato. Pasi ajo nuk qe një ngadhënjim brenda sistemit demokratik, por përpjekja e fundit për ta shembur atë.

Si e tillë, kjo fitore mbart mbi vete të gjitha risqet që mund të sjellë kapërcimi nga demokracia drejt regjimit. Ajo vërtet mund të prodhojë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, një lider të fortë dhe të pa kundërshtueshëm. Ajo mund përbëjë shtratin që Edi Rama ka ëndërruar gjithnjë për të përkundur ëndrrat e tij, atë ku ai është edhe profeti edhe polici edhe artisti edhe gardiani, edhe bamirësi edhe xhelati edhe sundimtari edhe rebeli.

Por, ashtu si tiranët që shemben veçse prej peshës së tyre, cikli që ka nisur prej të kësaj të diele, i ka hequr Edi Ramës mundësinë për të dalë nga loja me mënyrat elegante që të ofron pluralizmi.

Nga sot e tutje, ai do e ketë pothuajse të pamundur të largohet me zgjedhje për të vazhduar atë jetën e tretë, që aq shumë e ka propoganduar, qoftë me Koçon në Vuno, apo qoftë me Zahon në Surrel.

Duke u sjellë si anormal në pushtet, duke demostruar një grykësi të pashoqe në ushtrimin e tij, ai e ka zhveshur veten nga një dalje normale nga skena.

Ashtu si çi ka marrë sot të gjitha, ai rrezikon nesër të humbasë gjithçka, qoftë edhe fizikisht.

Kjo është faza e re ku ka hyrë. Prandaj sado e madhe të duket fitorja e djeshme, ajo është një nga ato atë cilave fitimtari nuk i gëzohet dot, sepse para se të ndjellë triumf, ajo tenton të prodhojë makth.

©lapsi.al

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al