• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë përfaqëson gazeta Bild? Disa gjëra që duhet t’i dini

06/06/2019
Çfarë përfaqëson gazeta Bild? Disa gjëra që duhet t’i dini

Shqiptarët kanë dëgjuar orët e fundit më shumë se kurrë në jetën e tyre emrin e një gazete gjermane, të quajtur Bild. Por janë të paktë ata që mund të dinë disa gjëra për të përditshmen gjermane. Kur gazetari i saj, Peter Tiede, u pyet nga media shqiptare nëse janë gazetë bulevardeske, ai e pranoi pa asnjë shqetësim. Sipas tij, një gazetë bulevardeske publikon shkrime konçize, me gjuhë të thjeshtë dhe me shumë foto.

Bild është në fakt një tabloid, i themeluar në vitin 1952 nga Axel Springer. Ajo është për momentin gazeta më e shitur në Europë, me rreth 1.6 milionë kopje në print. Dikur shiste mbi 5 milionë kopje dhe ekspertët mendonin se në Gjermaninë e pasluftës, nuk ka pasur kurrë dikush më shumë pushtet se Bild.

Natyrisht është një gazetë që është vënë jo pak herë në qendër të kritikave, sidomos pasi çdo ditë publikonte një femër topless në faqen e parë.

Por pavarësisht kësaj, është një gazetë me shumë ndikim në politikën gjermane dhe mbetet media më e cituar në Gjermani. Këtë fakt e theksoi edhe gazetari Tiede. Kjo për shkak se citimi është një arsye për të thënë se është e besueshme.

Për gazetën flasin ekskluzivisht emrat më të njohur në botë, që nga presidenti amerikan Donald Trump e deri tek udhëheqësit kryesore të Gjermanisë.

Nuk dihet nëse Bild ka marrë nga ndikimi britanik apo janë tabloidët anglezë që kanë marrë prej saj, por disa simotra të Bild në Angli kanë një tirazh shumë të lartë dhe ndikim të fuqishëm po ashtu.

Gazeta njihet për pozicionimin e saj në krahun e konservatorëve, që do të thotë se është më pranë CDU/CSU. Megjithatë qëndrimet e saj kanë variuar në momente të ndryshme.

Ajo është pjesë e një grupi mediatik, të quajtur Axel Springer SE, me mbi 3.3 miliardë euro të ardhura. Kjo kompani është shtëpia më e madhe botuese në Europë dhe dominon tregun e të përditshmeve në Gjermani. Pjesë e saj janë edhe gazeta si ‘Die Welt’, të cilës i referohej një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke theksuar se ajo ka publikuar një reportazh pozitiv për Shqipërinë. Madje edhe kryeministri Edi Rama foli për këtë gazetë. Por tirazhi i çdo gazete tjetër nuk afrohet askund me Bild, që mendohet se lexohet nga një në gjashtë gjermanë çdo ditë.

‘Babai’ i Bild është Axel Springer, që u ka lënë një ‘testament’ gazetarëve, të cilët e ndjekin me shumë rreptësi. Më kryesorja: të mbrojmë të drejtat e Izraelit.

Sot Bild është gazeta më pro-izraelite në Gjermani dhe Axel Springer thuhet se ka bërë më shumë se çdokush për të përmirësuar marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Izraelit.

Gazeta po ashtu njihet si një nga mediat më pro-amerikane në botë.

Ja disa prej parimeve të saj:

-Ne qëndrojmë për lirinë, sundimin e ligjit, demokracinë dhe Evropën e Bashkuar.

-Ne mbështesim të drejtat e Izraelit.

-Ne tregojmë solidaritetin tonë me bashkësinë liberale të vlerave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Ne refuzojmë ekstremizmin politik dhe fetar.

-Ne jemi të përkushtuar për një ekonomi tregu të lirë dhe sociale.

Related Posts

Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian
Planet

Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian

03/07/2025
SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake
Planet

SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake

02/07/2025
Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Planet

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

02/07/2025
“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë
Planet

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

02/07/2025
Emanuel Macron ka një problem!
Planet

Emanuel Macron ka një problem!

02/07/2025
Zotohet kryeministri izraelit: Nuk do të ketë më Hamas, s’do kthehemi më tek e shkuara
Planet

Zotohet kryeministri izraelit: Nuk do të ketë më Hamas, s’do kthehemi më tek e shkuara

02/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

03/07/2025
Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al