Shpërthim tritoli gjatë natës së kaluar në një banesë në fshatin Lazarat. Ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit Adem Selimi. Gazeta Shqiptare shkruan se banesa ku u vendos tritoli është e babait të një prej të dënuarve nga fshati Lazarat për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Klodian Selimi, djali i Adem Selimit, është dënuar 13 vjet burg. Ai është një nga të pandehurit që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.
Informacion Paraprak i policisë së Gjirokastrës
Rreth orës 02:35, njoftohemi se në banesën e shtetasit A.S, në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.