“Kush i afrohet një qendre votimi me mendje te keqe djeg veten, jo zgjedhjet”. Kështu ka deklaruar sot kreu i Qeverisë, Edi Rama, duke paralajmëruar prerë se ligji do të veprojë ashpër kundër kujtdo që do të cenojë procesin zgjedhor dhe për këtë kërkoi informim për cilindo që ende nuk e ka idenë e ndëshkimit për këtë vepër penale.
“Duhen informuar se jo kushdo e di që kodi është shumë i ashpër në këtë aspekt dhe jo nuk ia vlen te digjesh, por mund te te fuse ne listen e zeze te te denuarve per krime zgjedhore qe do t’u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA dhe BE”, tha ai.
Sipas Ramës, “une nuk dua kurrë unë që një shqiptari te vetem te zakonshëm t;ja shoh kete qeder, e të mbetet tërë jetën pa hyrë dot në BE dhe SHBA, se shkoi e vajti pas një udhëheqje që do ta bëjë beje shesh të një përsheshi të neveritshëm, duke shkelur cdo kufij te rendit kushtetues, ligjior e logjik te kesaj republike”.
Rama theksoi se “Në cdo qendër ne të dokumentojmë me video, audio, fotografi cdo veprim në kundërshtim me ligjin, jo qeveria, e cila do ta bëjë detyrën e saj, ashtu si policia dhe cdo agjenci ligjzbatuese do të bëjë detyrën e tyre. Ne do bejme fushate per demokracine. Ata që nuk do ta dëgjojnë zërin e një arsyeje demokratike do të mbeten vetëm, e nuk do ta kenë punën me ne por me shtetin dhe ligjin”.