Nëse ka një ndeshje futbolli që thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë në botë, ajo është Barcelona-Real Madird. “El Clasico” luhet sonte në “Camp Nou”, në orën 20:00.
Dy ekipet vijnë në një formë të shkëlqyer, ku janë me pikë të barabarta në krye të kampionatit spanjoll. Barcelona nuk do të ketë asnjë mungesë dhe në fushë do të ketë Lionel Messin. Reali nga krahu tjetër nuk do të ketë lojtarin më të mirë, Hazard, pasi është i dëmtuar. Zidan pritet të hedh në fushë Benzma dhe Bale në sulm, ndërkohë që do të ketë një mesfushë të ngjeshur.
Nga ana tjetër Barcelona do të nisë nga minuta e parë, me sulmin e ‘frikshëm’, Messin, Suarez dhe Griezmann. “El Clasico” ishte planfikuar për tu zhvilluar në tetor, por u shtyj për shkak të protestave në Barcelonë.