“Bomba” e Artan Hoxhës: Një trafikant droge në Gjirokastër gati për fushatën e LSI-së


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një fakt të panjohur në lidhje me sulmin e para disa javësh të dy eksponentëve të LSI-së ndaj ish-ministrit Tahiri: Vangjel Tavos dhe Lefter Kokës.

Të dy, si Tavo e si Koka, akuzonin dy krerë rendi si trafikantë droge, duke goditur në fakt ministrin Tahiri; dhe ku që të dy i përkisnin drejtorive të policisë respektive: Gjirokastrës (aty ku është Tavo) e Durrësit (ku është Koka).

Sipas Hoxhës, si në Gjirokastër e si në Durrës, janë ndaluar nga forcat e policisë dy trafikantë të fuqishëm droge, duke lënë të kuptohej se janë afër LSI-së , një sinjal ky i dhënë nga Tahiri për aleatin se e njeh mirë misionin e të ndaluarve, raporton JavaNews.

Hoxha thotë se kanë qenë pikërisht këto dy ndalime që kanë irrituar LSI-në, pasuar nga shpërthimet e Tavos dhe Kokës. Deklaratat e Artan Hoxhës u bënë mbrëmë gjatë emisionit “Të paeksopozuarit” në News 24.

Më poshtë video nga emisioni teksa flet Artan Hoxha.