Bllokohen në Athinë 5 tonë domate me kimikate. Ishin blerë nga Shqipëria


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Mëngjesin e sotëm autoritet greke kanë sekuestrohen 4.600 kg domate pas dy kontrolleve në magazinat e disa kompanive të njohura greke dhe në mjaft njësi shitjeje në Athinë, raportojnë mediat vendase.

Agjencia për kontrollin cilësor, higjienik dhe të kimikateve në fruta-perimet e Pireut, ka konstatuar se në dy ngarkesa domatesh të ardhura nga Shqipëria dhe Italia, niveli i pesticideve ishte shumë herë më i lartë se i lejueshmi. Rreth 5 ton domate janë tërhequr nga tregu dhe janë shkatërruar për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjatë kontrollit u vu re se, kompania përkatëse me shumë njësi shitjeje në Athinë ka shpërndarë në treg domate me kimikate të tilla, duke deklaruar se vijon kontrolli gjatë gjithë kësaj periudhe.