Policia për krimin ekonomik dhe financiar në Sarandë ka kallëzuar në Prokurori një biznesmen. 40- vjeçari K.G, banues në Sarandë, dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve është futur padrejtësisht në Portin e Sarandës, për menaxhimin e biznesit. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, por nuk dihen detaje më shumë rreth saj. Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen.