Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Durrësit ku bashkë me simpatizantët e opozitës bllokuan aksin rrugor Rrogozhinë-Plepa, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se mosbindja civile nuk ka nisur ende. Kryemadhi ka thënë se opozita është e gatshme që të shkojë deri në pikën e fundit.
Ajo ka thënë se ndaj të rinjve shqiptar po behet një “gjenocid i heshtur”, të cilin opozita do e luftojë.
“Këta nuk e kanë kuptuar që mosbindja civile s’ka filluar ende. Shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur me këtë gjenocid heshtës që ka bërë Edi Rama. Gjenocidet kanë krijuar shpërngulje kudo në botë. Ky është një gjenocid heshtur ndaj të rinjve. Një i çmendur ka marr peng një parti politike dhe disa godina. Opozita nuk ka për qëllim pushimin e godinave dhe as të rrugëve, por opozita kërkon të pushojë zemrat e qytetarëve. Ne duhet t’i ngjallim shpresën shqiptarëve, pasi po shkatërrohet ajo pak që ka ngelur nga historia jonë.
Ne do bëjmë çdo lloje proteste apo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi të përgatitur deri në pikën e fundit, për t’i thëne Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot me dhunë.
Ne po i provojmë të gjitha, nuk është problem për ta rrethuar Parlamenti dhe për ta marrë Parlamentin. Këtë javë bllokuam 12 akse, javës tjetër nuk i dihet se çfarë do bllokojmë”, ka thënë Kryemadhi.
“Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë”
Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë se opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë.
“Rama e di shumë mirë që opozita nuk i ka kërkuar pushtet në tavolinë. Po të ishte për pushtet në tavolinë, qeveria vazhdonte punën e saj në normalitet. Tani gjërat janë të vërteta, nuk janë sikur. Edhe në Berlin Rama tha se do të hapen negociatat, por po të lexosh sot çfarë shkruajnë pjesëmarrësit e Samitit, shikohet se si Rama i kërcënonte Ramush Haradinajn për të hequr taksën, ndërsa popullit të Kosovës i vë taksa për të hyrë në Shqipëri. Rama është një gënjeshtar patologjik. Nuk është më problemi fenomeni Rama, por duhet shembur një herë e mirë ky sistem që kushdo që të vijë në pushtet, njerëzit të mos besojnë më tek individi, por tek sistemi”, shtoi ajo.
Zonja Kryemadhi tha se opozita është në kontakt me faktorët ndërkombëtar.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, jo ata që vijnë për të kaluar fundjavat e gjata dhe me rroga marramendëse në Shqipëri. Jemi në kontakt me ata ndërkombëtar që u intereson stabiliteti në rajon dhe ju intereson destabiliteti i krimit të organizuar. Sot përfaqësuesi i krimit të organizuar në rajon është Edi Rama. Opozita është e koordinuar me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë. Bashkimi Evropian nuk janë burokratët në korridoret e BE-së, por qeveritë”, u shpreh