Berisha: Çmimi i rrugës Kardhiq-Delvinë është rritur me 5 herë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se çmimi për rrugën Kardhiq-Delvinë, është rritur me 5 herë krahasuar me projektin që ishte bërë në kohën e qeverisë së tij

“Të çosh çmimet e autostradave deri në 20 milionë euro për kilometër, kjo është krimi më i madh që mund t’i bësh Shqipërisë. Kjo është në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Merr rrugën Kardhiq-Delvinë, e ka rritur me 5 herë çmimin krahasurr me atë që ishte. Çmimi nuk rritet pse kalojnë vitet, por rritet me kosto. Kosto e ndërtimit ka manuale, nuk bëhet ashtu. Ky ka instaluar megavjedhjen më gjigante që mund të ekzistojë ne Europë dhe në Botë”, tha Berisha gjatë një interviste për gazetarin Adi Krasta.

Punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë kanë nisur prej pak muajsh. Për 1 km rrugë, çmimi përllogaritet në rreth 3.7 milionë Euro.

©Argjirolajm.net