Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në Sarandë, rrugës për në Butrint. Policia thotë se shtetasi M.G, vjeç 21, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri A.K, vjeç 20 të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.