• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhuni gati/ Vitet e ardhshme temperaturat do të rriten në mënyrë të frikshme

29/08/2018
“Zjarr” në ditën e zgjedhjeve, meteorologët njoftojnë për temperatura të larta

Shumë pjesë të botës po përjetojnë të nxehtin rekord të kësaj vere, me temperatura mbi 40 gradë celsius në vende ku 35 gradë ka qenë më e larta. Zjarret më të mëdha në pyje janë ato të Kalifornisë, pas zjarreve që shkrumbuan bregdetin e Greqisë. Disa qytete aziatike kanë arritur gjithashtu temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Një studim i ri paralajmëron se këto dhe shenja të tjera të ngrohjes globale do të bëhen më të shpeshta.

Zyrtarët në Kaliforni thonë se një zjarr që filloi një javë më parë është shndërruar në zjarrin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë thonë se kushtet klimatike që mundësojnë këto zjarre të mëdha, po shfaqen më herët dhe zgjasin më shumë. Zyrtarët po paralajmërojnë banorët të përgatiten për më tej.

“Rrethanat që i kishim parë në kulmin e sezonit të zjarreve, tashmë shfaqen që në fillim të sezonit”, thotë Ken Pimlott, drejtor i zjarrëfikësve të Kalifornisë. Zjarret në pyje kanë përfshirë edhe Evropën. Zjarri më vdekjeprurës në historinë e Greqisë vrau mbi 90 persona muajin e kaluar. Zjarret kanë shpërthyer edhe në pyjet e vendeve veriore, si Suedia dhe Letonia.

Shumë qytete evropiane dhe aziatike po përjetojnë valë të nxehti me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

I nxehti ekstrem po ndikon edhe bujqësinë. Fermerët po i mbledhin të korrat më herët se zakonisht dhe thatësira e zgjatur ka ulur sasinë dhe cilësinë e frutave dhe perimeve.
Në Zvicër, i nxehti po vret peshqit në lumin Rin. Ushtria zviceriane furnizoi me ujë fermat e kafshëve në rajonin Vaud.

“Shërbimet e ushtrisë ofrohen pa pagesë, pasi gjendemi në një situatë katastrofe”, thotë Denis Froidevaux, zyrtar lokal zviceran.

Një studim i ri thotë se nivelet e synuara në marrëveshjen klimatike të Parisit të vitit 2015, mund të mos mjaftojnë për të ndalur ngritjen e dëmshme të temperaturave. Vendet patën rënë dakord të përpiqen për të mos lejuar ngritjen e temperaturave mesatare të botës mbi 2 gradë celsius nga niveli i regjistruar përpara revolucionit industrial. Studimi më i fundit i bërë nga Universiteti Kombëtar Australian, Universiteti i Kopenhagenit dhe institucione të tjera, konkludon se edhe nëse vendet pjesëmarrëse i përmbahen marrëveshjes, proceset e shkrirjes së akujve polarë dhe çlirimi i metanit nga tabani i deteve mund të rrisin në të ardhmen temperaturën e Tokës me 4 – 5 gradë, duke i bërë kështu të pabanueshme shumë pjesë të globit. Ndërkohë, valët e pazakonta të të nxehtit që po godasin Evropën dhe Azinë pritet që të bëhen më të zakonshme.

Top Channel

Related Posts

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë
Planet

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Planet

Zbulohet masakra siriane, mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30/06/2025
Përplasje mes Gjykatës së Lartë italiane dhe qeverisë Meloni, kritika për dekretin e sigurisë dhe marrëveshjen me Shqipërinë
Planet

Përplasje mes Gjykatës së Lartë italiane dhe qeverisë Meloni, kritika për dekretin e sigurisë dhe marrëveshjen me Shqipërinë

30/06/2025
Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)
Planet

Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)

30/06/2025
BBC publikon fotot satelitore: Punime ndërtimi në centralin bërthamor të Fordow në Iran
Planet

BBC publikon fotot satelitore: Punime ndërtimi në centralin bërthamor të Fordow në Iran

30/06/2025
Trump flet për “shkatërrim total”, por AIEA e kundërshton: Irani ende ka kapacitete bërthamore
Planet

Trump flet për “shkatërrim total”, por AIEA e kundërshton: Irani ende ka kapacitete bërthamore

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

Deklarata e ASAP Rocky që “tradhtoi” gjininë e fëmijës që pret me Rihannën

30/06/2025
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al