Trupa e Portokallisë do të ndalet këtë të premte në Gjirokastër. Si çdo verë edhe këtë vit, aktorët me batutat e humorit nga studiot e Top Channel zhvendosen në skenat e Portokallisë në qytetet e vendit. Sipas vendit, kuvendi. Ndaj edhe skenari përshtatet me humorin tipik të çdo qyteti. Ndonëse s’ka shumë detaje për vendin ku do të vendoset skena, mendohet që spektakli të organizohet në sheshin ‘Cerciz Topulli’, në zonën muzeale të qytetit.
©argjiroja.net