Bëhuni gati/ Ky është moti për 5 ditët e ardhshme


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore. Sipas sinoptikanëve, kjo do të jetë situata e motit për vendin tonë, të paktën deri më 17 Janar.

“Temperatura të ulëta do të shoqërojnë edhe në ditët në vijim, pasi do të kemi luhatje përsa i përket temperatura me episode dyditore, kjo luhatje vjen si pasojë e tërheqjes së masave ajrore dhe futjes sërish të tyre në vendin tonë.

Ndërsa pas datës 17 do të kemi një rritje graduale të vlerave termike përsa i përket temperaturave të ajrit duke arritur në vlerat tipike të dimrit -6 gradë celcius në zonat malore, dhe në bregdet 11-12 gradë”, thote sinoptikania Adiola Bani.