BAT në partneritet global me McLaren


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

British American Tobacco (BAT), ka njoftuar sot partneritetin e ri global me McLaren, me bazë teknologjinë e avancuar dhe inovacionin. Partneriteti shumë-vjeçar është fokusuar në përshpejtimin e proçesit të transformimit të duhanit, në zemër të të cilit është angazhimi i BAT për të ofruar një portofol të produkteve të cilat kanë potencial të reduktojnë riskun, që mund të sjellë ”një të nesërme më të mirë” për konsumatorët e tij.

Si pjesë e marrëveshjes, BAT do të punojë ngushtësisht me Teknologjitë e Aplikuara McLaren, duke ndarë ekspertizën teknologjike, përfshirë këtu; bateritë, materialet e avancuara dhe dizajnin. Dy kompanitë do të ndajnë praktikat më të mira, inovacionin, njohurinë dhe eksperiencën e përbashkët.

Ambicja e BAT-it, “Transformimi i Duhanit”, ka si qëllim t’i ofrojë konsumatorëve zgjedhje të duhanit dhe nikotinës, me më pak rrezik. Ky partneritet i jep BAT-it një platformë për të përshpejtuar rrugëtimin e tij dhe është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të BAT në reduktimin e dëmit nga duhani.

Ky partneritet sjell bashkë dy kompani me një pasion të përbashkët për teknologjinë, inovacionin dhe dizajnin, si dhe një dëshirë të qartë për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe kuptimplotë përmes bizneseve të tyre.

BAT si partner global i skuadrës të Formula One, McLaren, do të ketë prezencë brenda dhe jashtë makinës përgjatë gjithë sezonit sipas rregullave dhe legjislacionit përkatës. Platforma e re dhe sfiduese e BAT-it, “ Për një të Nesërme më të Mirë” do të prezantohet në 14 Shkurt gjatë lançimit të makinës McLaren për vitin 2019.

Shefi ekzekutiv i McLaren Racing u shpreh se:

“Ne e mirëpresim BAT-in në skuadrën McLaren dhe mbështesim ambicjen e tyre për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm dhe kuptimplotë përmes inovacionit. Axhenda e transformimit të BAT është thelbësore në këtë partneritet dhe ne jemi të kënaqur të ndajmë përvojën dhe ekspertizën tonë për të ndihmuar në përshpejtimin e saj”.