Bashkim Fino, kandidati për President i Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur fushatën, për të siguruar mbështetje për zgjedhjet e 7 shkurtit. Ndoshta për t’i shtuar vlerë simbolike kandidimit të tij, ai i ka filluar takimet nga Gjirokastra e më pas Tepelena. Fino shoqërohej nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Për momentin s’ka më shumë detaje se me kë është takuar Fino në këto dy qytete, por natyrisht që në fokus janë njerëzit me të drejtë vote; presidentët e klubeve dhe kryetarët e bashkive. Për Luftëtarin të drejtë vote ka vetëm presidenti Grigor Tavo. Ndërsa për Tepelenën, kryebashkiaku Tërmet Peçi.
©ArgjiroLajm.net