Menaxhimi i mbejteve urbane në Bashkinë Përmet mbetet një problem shqetësues, duke kërcënuar dhe perspektivën turistike të qytetit që ka zgjedhur të promovohet me sloganin: “I kemi të gjithë përveç detit”.
Siç shihet në këto foto, pirgjet e plehrave digjen ditën për diell diku në periferi të qytetit duke emetuar në atmosferë elementë kancerogjen. Bashkia Përmet që është përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve, ka gjetur rrugën më të shkurtër duke iu vënë flakën, por që në fakt është rruga më e rrezikshme.
Nuk dihet ende nëse Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër është në dijeni të kësaj situate dhe çfarë masash ka marrë. Me ndryshimet ligjore parashikohet edhe gjobë ndaj kryebashkiakut vetë në raste të rënda si këto që i vlerësonn Inspektoriati i Mjedisit.
Megjithatë ne po e sjellim në vëmendje të publikut këtë problem me shpresën se dikush do të kujtohet për të ndalur këtë masakër mjedisore që po i bëhet qytetit me lejen e Bashkisë Përmet.
©argjiroja.net