Me ardhjen e pranverës Bashkia Gjirokastër ka nisur ndërhyrjet në ambientet publike, kryesisht lyerje dhe pastrime të ndryshme. Pak a shumë është i njëjti ritual që përdorin edhe nikoqiret në shtëpi pas daljes nga dimri.
Sot janë lyer me ngjyrë jeshile bordurat e lulishtes pargjatë bulevardit të lagjes ’18 Shtatori’. Ndoshta nuk është rastësi zgjedhja pikërisht e kësaj ngjyre.
Mund të jetë bërë e qëllimshme për të treguar, të paktën vizualisht, sipërfaqe më të madhe të gjelbër. Në këtë mënyrë kamuflohet deri diku mungesa e hapësirave të gjelbra në Gjirokastër, qytet që u betonizua në cdo cep të tij gjatë viteve kur kryebashkiak ishte Flamur Bime. Të paktën pjesa urbane e Gjirokastrës është një katastrofë estetike dhe ka mungesë hapësirash publike.
©argjiroja.net