LSI Gjirokastër nuk është më pasive ndaj protestës së opozitës. Humbja e mandatit nga Vangjel Tavo duket se i ka mobilizuar anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie. Sot nga Gjirokastra janë nisur shumë mbështetës të LSI-së drejt Tiranës. Kryesisht janë punonjës të Bashkisë Gjirokastër.
Një ditë më parë kryebashkiakja Zamira Rami ka thirrur në një mbledhje drejtorët e agjencicë të bashkisë dhe u ka kërkuar të marrin pjesë në protestë bashkë me vartësit e tyre. Po kështu kryebashkiakja ka kërkuar prejt tyre që t’i raportojnë në cdo kohë për pjesëmarrjen, me emër dhe mbiemër.
Rami ka ushtruar presion ndaj tyre si asnjëherë më parë. Me siguri e gjendur edhe ajo nën presion nga Tavo e Monika Kryemadhi. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një ‘qeverie tranzitore’ për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.
©argjiroja.net