• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkia Gjirokastër miraton gjobë 5 mijë lekë për ata që ndotin mjedisin. Disa arsye përse nuk e ka seriozisht

26/03/2019
Gropa financiare te Luftëtari dhe këshilltarët me një dorë në bakllava e tjetrën në kadaif

Bashkia Gjirokastër njofton se do të gjobitet me 5 mijë lekë të reja kushdo që ndot mjedisin. Masa shtrënguese është miratuar në Këshillin Bashkiak pas një propozimi të ardhur nga 6 banorë të qytetit, të cilët kanë dhënë edhe nënshkrimet përkatëse. Por më shumë kjo ngjan me një nismë populiste sesa me një masë që mund të japë rezultate konkrete. Dhe po e argumentojmë qëndrimin tonë.

Së pari nuk mund të vendosin 6 apo 10 persona mbi masën shtrënguese që do të aplikohet ndaj një qyteti të tërë. Fare mirë mund të mblidhet një grup tjetër në kafe, të hartojë një letër bakalli dhe ta dërgojë tek Zamira Rami, ku të propozojë nivel gjobe 10 mijë lekë të reja. Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës nuk mund të aprovojë symbyllur kërkesa që vijnë nga banorët. Ato duhen shqyrtuar, duhen analizuar me kujdes dhe më pas të bëhen përllogaritje të sakta se cfarë do të gjobitet dhe sa do të jetë gjoba. Në këtë rast Bashkia Gjirokastër thotë se do të gjobisë ata që ndotin mjedisin… Cfarë domethënë ‘ndotje mjedisi’? Kjo është shumë e gjerë dhe le shteg për abuzim nga ata që medemek do të vjelin gjobën.

Do të gjobiten vetëm ata që hedhin plehrat në përrua? Po fjala vjen, si do të identifikohen këta persona nëse shkojnë natën në përrua? Po ata që mund të urinojnë në vende publike a do të gjobiten? Sepse edhe kjo është ndotje e mjedisit. Po lokalet që mbajnë muzikë të lartë jashtë orareve të përcaktuara do të gjobiten? Sepse edhe kjo është ndotje akustike. Së dyti, po të shohësh datën e kërkesës që i ka shkuar Këshillit Bashkiak, është pikërisht data e sotme. Pra, nuk ka fare një proces të shqyrtimit të kërkesës dhe peshimit të saktë të problemit apo diskutimit më të gjerë në publik. Sic e dërguan cunat nga kafja, e miratoi Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës.

Po të mblidhen 6 veta të tjera dhe të bëjnë një kërkesë të ngjashme ku të kërkojnë gjobë 10 mijë lekë të reja, cfarë do të bëjë Këshilli Bashkiak, do ta miratojë direkt? Së dyti, nuk saktësohet se kush do ta vjelë gjobën dhe si do të vilet. Së treti, masa të tilla janë thjesht populiste dhe kanë për të dështuar me sukses, aq më tepër në një qytet të vogël si Gjirokastra ku të gjithë janë kushërinj ose krushq me njëri-tjetrin. Askush nuk ka për t’u gjobitur, thjesht Bashkia Gjirokastër në këtë rast po tund flamurin e gjoja dëgjimit të propozimeve që vijnë nga qytetarët. Gjoba të tilla janë thjesht për show.

Dështoi me sukses Erion Veliaj në Tiranë, që ka edhe struktura më të konsoliduara bashkiake. Veliaj madje propagandonte edhe gjobitjen e atyre që urinonin poshtë urave në Lanë. Sot nuk ndodh asgjë edhe nëse urinon në ambiente publike. Sigurisht që ne e mirëkuptojmë dhe e vlerësojmë sensibilitetin e 6 nismëtarëve të kërkesës dhe nuk jemi duke mbrojtur ata që ndodin mjedisin. Por nisma të tilla janë thjesht gjysmake dhe populiste sa më s’ka.

Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet me ndërgjegjësim më shumë sesa me gjoba, aq më tepër kur është shume e vështirë të identifikohen ata që hedhin plehra në përrua, të provohet shkelja e tyre dhe më pas të vilet gjoba. Që të kuptohemi, nuk jemi duke dalë në krah të atyre që hedhin plehra në përrua, por jemi kundër këtij populizmit demode, gjërave për sy e faqe, kur fare mirë edhe Zamira Rami edhe Këshilli Bashkiak Gjirokastër e dinë që gjoba të tilla s’kanë për t’u vënë kurrë, janë të pa aplikueshme dhe të pavjelshme me këtë sistem që kemi. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al