Ekipi i Luftëtarit disa herë gjatë këtij sezoni, është stërvitur në parket, në sallën e lojërave me dorë, në raste kur në fushë ka qenë e pamundur stërvitja. Por, aty stërviten edhe fëmijët e vegjël të klubit gjirokastrit, në ditë të ftohta dhe me borë në zonë. Në një video të publikuar nga JOQ në Facebook, në pallatin e sportit, dritat nuk ndizen, kur aty stërviten fëmijët e vegjël. Ata duhet të heqin gjithë këto peripeci, për t’u stërvitur, në një ambient ku zor se shihet diçka. Dhe të mendosh që prej këtyre kushteve ne duhet të presim sportistë të talentuar. Ku thëret qameti! Pamjet flasin vetë.