145 milionë lekë të vjetra pa Tvsh është vlera e tenderit të hedhur nga Bashkia Gjirokastër për ndërtimin e sistemit të ngrohjes në shkollat 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’, ‘Andon Zako Cajupi’ dhe ‘Urani Rumbo’. Ndonëse sigurimi i ngrohjes nëpër shkolla është një investim për t’u vlerësuar, duket e çuditshme se përse është lënë për tani, pikërisht në mes të dimrit kur në fakt do duhej që ky sistem ngrohjeje të ishte gati më herët. Kontrata me firmën fituese, “SPEKTRI” sh.p.k. me adresë në Fier, është lidhur më datë 22 nëntor të këtij viti. Duke qenë praktikisht tre shkolla të mëdha, gjasat janë që ky investim të vonohet në kohë. Thënë kjo, nxënësit do të kalojnë mes të ftohtit pothuajse gjysmën e stinës së dimrit. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë. Le të shpresojmë se do të bëhet një punë cilësore.
©ArgjiroLajm.net