Bashkia Gjirokastër, 20 milionë lekë tender për plehrat në Gërhot


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve urbane në Gjirokastër është një problem i madh për qytetin dhe jo vetëm. Depozitimi vjetor në vendgrumbullimin e Gërhotit është mbi 20 mijë metër kub mbetje, por kapaciteti grumbullues i këtij sheshi pritet të ezaurohet brenda të paktën 4 vitesh. Agjensia e Shërbimeve Publike me vetëm 5 mjete nga të paktën 9 të nevojshme dhe me një mungesë prej 250 kontejnerësh, nuk e menaxhon dot situatën.

Së fundi Bashkia Gjirokastër ka hapur një tender me vlerë rreth 20 milionë lekë të vjetra për trajtimin e mbetjeve në vendgrumbullimin e Gërhotit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 24 shtator. Kontrata me kompaninë fituese parashikohet të zgjasë rreth 10 muaj. Por përtej këtyre shpenzimeve të shpeshta për trajtimin në vend të mbetjeve, kryesisht përmes djegies apo groposjes, kjo nuk mund të jetë një zgjidhje definitive. Ndërtimi i një landfilldi rajonal mbetet e vetmja mënyrë për të adresuar këtë çështje, por edhe për këtë jemi ende larg.

© ArgjiroLajm.net