• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha, tepër i dobët për të nisur një dialog të vërtetë

25/09/2019
Opozita shmang protestën ditën kur PS do hapë fushatën, ja cili është shkaku

Nga Carlo Bollino

Largimi i Ivi Kasos prej tryezës së organizuar nga OSBE për të diskutuar, më në fund, mbi reformën zgjedhore, tregon fare mirë se sa larg është ende kultura e Partisë Demokratike nga një mentalitet pluralist dhe i hapur ndaj dialogut. Pjesëmarrja e opozitës jashtëparlamentare në takimin për reformën elektorale ngjalli një entusiazëm, ndoshta të parakohshëm, tek Ambasada amerikane, si dhe tek shumë analistë, të eksituar nga lajmi që, pas muajsh bojkotimi total, më në fund një eksponent i PD-së pranonte të ulej në një tryezë, ku ishin të pranishme edhe ide të ndryshme nga e tyrja.

Por, ëndrra dhe optimizmi zgjatën vetëm 15 minuta, sa koha që ju desh Ivi Kasos (të dërguar formalisht si “teknik” nga Lulzim Basha) për të lëshuar slloganet e tij politike dhe për të propozuar idenë e tij të reformës, që mohon çdo dialog të vërtetë pluralist, duke e braktisur menjëherë pas kësaj tryezën, pa treguar asnjë interesim se çfarë kishin për të thënë lidhur me atë çështje të ftuarit e tjerë. ”Opozita e Bashkuar – tha Kaso – propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”.

Partia Demokratike vazhdon të mohojë ekzistencën e opozitës parlamentare të përbërë nga njerëz e ide të ndryshme nga të sajat dhe pranon si të vetmit bashkëbisedues në tryezë Partinë Socialiste dhe komunitetin ndërkombëtar. Në të njejtën kohë, mohon gjashtë muaj protesta dhe delegjitimim të përfaqësive diplomatike, duke u deleguar një rol vendimtar për reformën përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të zbuluar papritur nga Basha si bashkëbisedues të besueshëm. Një propozim, i cili është hedhur poshtë tashmë nga ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt, i cili kujtoi atë, që ndërkombëtarët përsëritin prej muajsh: u takon shqiptarëve të zgjidhin krizën e tyre të brendshme.

Por largimi i Kasos nga ajo tryezë, në të cilën duhej të dëgjoheshin edhe ide e propozime të ndryshme nga të tijat, tregon se Basha ende nuk është i gatshëm për këtë provë maturie. Si një fëmijë, që i kërkon ndihmë mësueses kur kupton se është izoluar nga shokët e tij të lojrave, të cilët e kanë kapur duke bërë me hile, ashtu edhe Basha tani shpreson në një ndihmë nga jashtë, pasi në tryezën shqiptare të negociatave ai nuk di të ulet. Për t’u ulur në atë tryezë kërkohen dy kushte të pakapërcyeshme: të njohësh e të respektosh kundërshtarët politikë, si dhe të dëgjosh e, në rast se duhet, të ndash edhe ide të ndryshme nga të tuat. Lulzim Basha nuk është i gatshëm për asgjë nga të gjitha këto.

Lulzim Basha, duke kaluar në këtë drejtim edhe Sali Berishën, nuk është në gjendje të dëgjojë askënd tjetër, përveç vetes së tij. Egoja e tij e pamasë politike dhe përmasat e humnerës që e ndajnë nga realiteti vazhdojnë ta bëjnë të besojë se ka fituar zgjedhjet, në të cilat nuk mori pjesë dhe se është në mazhorancë në një Parlament, të cilin e braktisi. Basha beson me të vërtetë se 85% e popullsisë është nga ana e tij dhe vepron nisur nga një ide e tillë, duke pretenduar të përcaktojë axhendën e vendit dhe tani, edhe atë të faktorit ndërkombëtar.

Basha, në të vërtetë, për shkak të miopisë së veprimit të tij politik, ka humbur çdo kontroll real mbi institucionet e vendit dhe tani ka frikë se, po të pranojë dialogun për reformën elektorale, do të humbiste edhe grimcat e fundit të besueshmërisë, që i kanë mbetur në sytë e militantëve të tij. Kompleksi të cilin e bart me vete që prej marrëveshjes së majit 2017, e cila përforcoi fuqinë e Edi Ramës në vend që ta mundet atë, dhe gabimet makroskopike të cilat erdhën pas atij vendimi, e bëjnë atë një lider tepër të brishtë për të çuar në fund një reformë elektorale, të bazuar mbi një dialog pluralist dhe të konceptuar ekskluzivisht në interes të vendit e jo të partive që e firmosin. Urdhëri i dhënë “teknikut” Ivi Kaso që të largohej nga tryeza e reformës për të mos dëgjuar opinionet e të tjerëve, nuk tregon (sikurse mbase besonte) forcën e Lulzim Bashës, por vazhdon të zbulojë dobësinë e tij shqetësuese.

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkëndija shkëlqen në Conference League, “thyen” 2-0 Slovan Bratislava dhe sheh nga “play-off”, por Beqiri nuk bën llogari: Të bëjmë sa më shumë pikë (VIDEO)

Shkëndija shkëlqen në Conference League, “thyen” 2-0 Slovan Bratislava dhe sheh nga “play-off”, por Beqiri nuk bën llogari: Të bëjmë sa më shumë pikë (VIDEO)

12/12/2025
Shkëndija shkëlqen në Conference League, “thyen” 2-0 Slovan Bratislava dhe sheh nga “play-off”, por Beqiri nuk bën llogari: Të bëjmë sa më shumë pikë (VIDEO)

Shkëndija shkëlqen në Conference League, “thyen” 2-0 Slovan Bratislava dhe sheh nga “play-off”, por Beqiri nuk bën llogari: Të bëjmë sa më shumë pikë (VIDEO)

12/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al