Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me raportin e ODIHR-it për 30 Qershorin. Sipas Bashës, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 Qershor. Basha thekson se Rama votoi vetë, numëroi vetë dhe prapë manipuloi.
“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”,-shkruan Basha.