Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se e kanë frikë oligarkët pasi sipas tij do t’i marrë paratë sapo të vijë në pushtet dhe do t’ja u shpërndajë shqiptarëve.
Në një takim me mbështetës të PD-së në Lezhë, ai deklaroi se “kryengritja popullore” e nisur më 16 shkurt nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e qeverisë teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Të vetmit që duhet të kenë frikë nga ardhja e PD dhe e opozitës në pushtet janë ata 5-6 oligarkët që do i marrim paratë dhe do i japim studentëve. I them bëni mirë që të keni frikë sepse kjo do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Paratë që vjedhin oligarkët do të konfiskohen me ligjin e antimafias dhe do i kthehen taksapaguesve shqiparë në benefite të tjera dhe prioritet do të jetë arsimi i lartë”, shprehet Basha. Kryedemokrati tregon se Rama është tronditur nga protestat.
“Shtohen 150 anëtarë të rinj. Shtimi me gjakun e të rinjve. Një tjetër dëshmi e bashkimit të shqiptarëve me PD.
Po rikthejmë shpresën te shqiptarët. Kapi parlamentin, zgjedhjet, shkatërroi gjykata e Kushtetueses. Me propagandë po u mbush mendjen shqiptarëve. I ka ikur truni, i shkëputur nga realiteti i mjerimit ku e ka çuar Shqipërinë. Ofron një spektakël bajat dhe më këtë thotë ta shtyjë sa ta shtyjë. Ka pasur qëllim të shkurajojë shqiptarët. Thotë se shqiptarët në protestë, ftesë për protestuesit. Basti i Edi Ramës për t’ua ulur kokë shqiptarëve, ky bast humbi me 16 shkurt ditën e nisjes së kryengritjes së shqiptarëve, për t’i dhënë fund instalim të krimit me qeverinë, parlament, media false, u thërrmua nga bashkimi i 16 shkurtit. Fushata e 2017, instaloi bandat kriminale”, tha Basha