Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot pasdite një takim në Fier. Basha u shpreh se radhët e opozitës po shtohen çdo ditë, duke e bërë bashkimin edhe më të fuqishëm kundër këtij pushteti të korruptuar, siç e quajti lideri demokrat. Beteja jonë, tha Basha, nuk është për pushtet, por t’i dhënë fund rilindjes së kapur nga krimi dhe tranzicionit të stërzgjatur. Ora e fitores së kësaj beteje, tha Basha, po afron.
“Bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë, sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti t’i takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.
Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh tëpangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe t’i hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane. Ora po afron për fitoren e kësaj beteje. Edi Rama do të largohet, është kapur duke vjedhur votat”, u shpreh Basha.