Partia Demokratike do të zhvillojë nesër protestën e saj në Gjirokastër, protestë që i paraprin asaj të datës 16 shkurt në Tiranë. Mbështetësit e PD-së do të mblidhen në sheshin përballë varrezave të dëshmorëv dhe më pas do të zhvendosen drejt lagjes ’18 Shtatori’. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili gjatë bulevardit kryesor të lagjes ’18 shtatori’ do të ndalet edhe në disa biznese të zonës. Ky format proteste është ndjekur nga Basha edhe në qytetet e tjera të vendit. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet lokale.
©argjiroja.net