Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e djeshme në Gjirokastër. Gjatë takimeve me qytetarët gjirokastritë Basha ka theksuar se sistemi i tanishëm do të rrëzohet me çdo kusht.
“Sot dua t’ ju them qartë dhe prerë! Ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht e me çdo çmim. Pa përmbysur këtë sistem, vendi nuk ka të ardhme, nuk do të ecim dot përpara në rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë. Ky sistem nuk i përfaqëson dhe nuk i mbron shqiptarët’, theksoi kreu i PD-së gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, tha Basha.