Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, theu traditën duke mos lënë asnjë surprizë për Këshillin Kombëtar të PD që do të mblidhet nesër. Në një dalje për mediat, Basha bëri publike kandidaturat që do t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë së PD, zgjedhjen e sekretariatit ezekutiv dhe funksional.
Mes 49 emrave është edhe ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Për këtë të fundit, pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-së, pati zëra që thanë se ai do të merrte drejtimin e Sekretariatit për Cështjet e Pushtetit Vendor në PD, por nga deklarata e Bashës kuptohet se dicka e tillë nuk do të ndodhë. Edhe në listën me 49 emra të propozuar nga Basha, vetëm 15 do të zgjidhen si anëtarë të kryesisë së PD-së. Sa i përket sekretariateve, propozimet e Bashës janë këto.
Kandidatët për Sekretarin e Përgjithshëm
Gazmend Bardhi
Dorian Teliti
Kandidatët për Sekretar për Çështjet Ligjore
Çlirim Gjata
Marinela Ziu
Kandidatët për Sekretar Organizativ
Sait Dollapi
Lulzim Omuri
Kandidatët për Sekretar për Çështjet Ligjore
Ivi Kaso
Dorian Gjonmarkaj
Kandidatët për Sekretar për Burimet Njerëzore
Ervin Minarolli
Minushe Lazaj
Basha tha gjithashtu se nesër do ti propozojë Këshillit Kombëtar për kryetar të Këshillit Kombëtar kandidaturën e zotit Bujar Nishani dhe do të kërkojë votëbesimin për dy nënkryetarët në detyrë të zgjedhur apo të votëbesuar nga grupi parlamentarnë të këtë sesion, zotit Paloka dhe zotit Spaho.
Anëtarë eksioficio të Kryesisë së PD-së, tha Basha, janë kryetari i Forumit Rinor të PD-së dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Po kështu, Basha tha se do ti propozojë nesër Këshillit Kombëtar Halim Kosovën si kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Jemin Gjanën si kryetar të Komisionit Zgjedhor, Arben Ristanin si kryetar të Komisonit të Apelimit dhe Alfred Rushajn si kryetar të Bordit Financiar të PD-së.