Një natë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha siguronte se protesta do të ishte paqësore dhe se të pranishme do të ishin edhe bashkëshortja dhe vajzat e tij.
Në selinë e PD-së, ka mbërritur Aurela Basha e shoqëruar me vajzat për t’iu bashkuar më pas protestuesve në sheshin kryesor përpara Kryeministrisë.
Opozita zhvillon sot protestën e 9-të kombëtare në përpjekje për të ndaluar zhvillimin e votimeve të 30 qershor, i cili është shfuqizuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.