Në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur në sheshin para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si tradhëtar të Kosovës, duke iu referuar përplasjes së kreut të qeverisë me homologun e tij bashkëkombas, Ramush Haradinajn, lidhur me çështjen e korigjimit të kufijve me Serbinë mbi baza etnike punimeve, gjatë punimve të Samitit të Berlinit të zhvilluar dy javë më parë. Gjithashtu, Basha ka bërë thirrje që të rrëzohet klika drejtuese, që sipas tij me në krye Ramën ka sjellë një despotizëm të llojit aziatik.
“A mund ta lëmë ne Shqipërinë tani që jemi kaq afër ëndrrës tonë Shqipëria si gjithë Evropa. Kryehajduti i 30 viteve tranzicion, t’i hedhë duvakun e despotizmit aziatik, a mund ta lemë ne Shqipërinë në duart e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit, Ymer Lalës, Emiljano Shullazit, Avdylajve me shokë, kurrsesi jo. Shqipëria e klikës duhet të rrëzohet dhe do të rrëzohet. Shqipëria e shpresës, e njerëzve të ndershëm që besojnë në Zot, besojnë tek familja, nuk e tradhtojnë kombin si tradhtari i Kosovës, Edi Rama.”- u shpreh kryedemokrati.