‘Baruti’ dhe ‘Bushi’, njihuni me dy bandat shqiptare të drogës. Pjesë e tyre edhe dy vajza (FOTO)

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Dy banda shqiptare me bazë në Italinë e Veriut u goditën dje​ në një operacion në tre shtete; Itali, Gjermani dhe në Shqipëri, ndërsa 18 u arrestuan.  14 shqiptarë u prangosën në Itali, tre në Gjermani dhe një është arrestuar në Tiranë. Trafikantët që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet “Baruti” dhe “Bushi”.

Report Tv zbardhi dje emrat e plotë të shqiptarëve të arrestuar, mes tyre dy vajza. Roli i dy vajzave, Keti Shani dhe Blerina Cela ishte shoqërimi i personave që transportonin kokainën dhe heroinën në makinat e përshtatura posaçërisht për këtë punë. Report Tv mëson se kokat e dy bandave janë Eljon Baruti dhe Hamit Bushi, të arrestuar.

Ndërkohë që ende nuk dihet kush është shqiptari i ndaluar në Tiranë, si pjesë e këtyre grupeve kriminale. Pas bashkëpunimit me palën italiane, autoritetet shqiptare pritet që të nisin një hetim të gjerë nëse personat e arrestuar në vendin fqinj, por edhe Tiranë kanë prona apo biznese në emrin e tyre apo të familjarëve.

Trafikantët e dy grupeve “Baruti” dhe “Bushi” merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në Veri të Italisë. Dy grupet shqiptare që u goditën Baruti dhe Bushi, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndërsa heroinën nga Holanda e trafikonin më pas nga Gjermania në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpunonin edhe me mafien italiane. Përsa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani.

Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 korrierë janë arrestuar nga 2016./ Shqiptarja.com

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)