Pak pas grabitjes së bankës në Tepelenë, policia e Gjirokastrës njoftoi se ishte identifikuar autori. Ai është 25-vjeçari Kristo Ruçi, me precedentë të mëparshëm penalë. Më pas nisi operacioni për kapjen e tij, ku u angazhuan forcat RENEA, FNSH dhe skuadra operacionale ‘Shqiponja’. Për drejtimin e operacionit kishte dalë në terren vetë drejtori i policisë Gjirokastër, Perlat Vatoci. Grabitësi i bankës u lokalizua në fshatrat e Memaliajt; Mamaj dhe Dukaj.
Ndonëse pati edhe monitorim nga ajri të zonës me helikopter të Ministrisë së Brendshme, 25-vjeçari nuk u arrit të arrestohej. Sot 7 ditë pas grabitjes së bankës, Kristo Ruçi vijon të jetë në arrati. Policia nguroi të ndërhynte gjatë natës pasi e kishte lokalizuar grabitësin, nga frika se mos ai qëllonte me armë në drejtim të uniformave blu. Plagosja apo ndonjë viktimë e mundshme në radhët e oficerëve do të ishte fatale, prandaj operacioni ishte i ngadaltë.
Por me sa duket kjo strategji i policisë ka rezultuar e gabuar, pasi ka dyshime që Kristo Ruçi të jetë larguar nga lokalizimi që i bëri policia në fshatrat e Memaliajt. Shuma e grabitur prej tij në Raiffeisen Bank nuk dihet ende. I maskuar ai fut në bankë rreth orës 15:10 minuta të dats 28 janar dhe nën kërcënimin e armës mori paratë. Autori me veshje ushtarake dyshohet se ka qene nën vëzhgim të bankës gjatë gjithë ditës. Mësohet se pas grabitjes së parave, ai u larguar me një makinë që po e priste jashtë ndërtesës së bankës.
©argjiroja.net