Maskat kanë goditur sërish, këtë herë në Tepelenë, ku është vjedhur një bankë e nivelit të dytë. Burime të Argjirolajm.net bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra.
Mësohet se një person i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit, pastaj ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.
Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.
Punonjësit e saj kanë qenë të tronditur nga ajo që ndodhi. Burime te Argjirolajm.net thone se policia ka ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.
©argjiroja.net