‘Babalja’ bëhet telenovelë, gjykata i jep lirinë

Gjykata e Prishtinës ka liruar nga burgu sot Albert Veliun, i njohur si “Babalja”. Trupi gjykues ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e tij një ditë më parë për llogari të palës shqiptare. Sipas mediave në Kosovë, ai u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas u dërgua nga

Albert Veliu ishte në Kosovë pasi kishte aplikuar për azil politik, fill pas skandalit të audio-përgjimit që pretendohet se është kryer mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë shqiptare. Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.