Avokat Altin Goxhaj i qenë prezent në studion e lajmeve në “Fax News” deklaroi se Lulzim Basha është njeri i Sorosit në Shqipëri. Sipas Goxhajt, qëllimi i Bashës ka qenë të shkatërroi PD-në si nga brenda por edhe në mardhëniet me jashtë. Goxhaj deklaroi se Basha ka dy vite që nuk shkon në SHBA dhe demokratët duhet ta marrin Lulin ta hedhin në Lanë.
“Lulzim Basha është njeri i Sorrosit në Shqipëri. Dhe në fushatat që ka bërë Basha janë sponsorizuar nga Sorosi. Qëllimi i Bashës këto 6 vite ka qenë shkatërrimi i Partisë Demokratike dhe ia arriti e shkatërroi atë nga brenda, por edhe nga jashtë duke prishur të gjitha mardhëniet me jashtë duke ndërpreë mardhëniet me ndërkombëtarët. Të gjithë e dinë që Lul Basha ka dy vite që nuk shkon në SHBA nuk ka një mardhënie me Amerikën. Jam këtu ti kujtoj demokratëve dy gjëra. Që nesër ta marrin Lulzim Bashën ta hedhin në Lanë sepse e shkatërroi PD-në që nga 16 Shkurti. Ose ta kuptojnë që ia kanë bërë vetes dhe janë bërë Zombi”,-tha Goxhaj.