Autobusat e Gjirokastrës në gjendje skandaloze, pasagjerëve u bie të fikët nga mungesa e ajrit të kondicionuar (VIDEO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Linjat e brendshme urbane në Gjirokastër janë keq e mos më keq. Problemi është më i madh sidomos gjatë stinës së verës pasi autobusët s’kanë ajër të kondicionuar. Duke folur për Tv Gjirokastra, disa banorë tregojnë edhe raste kur pasagjerëve u ka rënë të fikët në autobus nga asfiksia.

Për fat të keq Bashkia Gjirokastër duket se është pajtuar me këtë situatë. Nuk ushtron kontroll ndaj 7 linjave të brendshme që operojnë në qytet duke i lejuar të ofrojnë një shërbim të keq, me linja të amortizuara dhe pa kushte për lëvizjen e udhëtarëve. Shihni pamjet.

©argjirolajm.net