• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati, kush janë dy vëllezërit nga Tepelena. I plagosuri u arrestua dy vite më parë me 1 ton kanabis nga policia e Gjirokastrës (VIDEO)

04/12/2019
Atentati, kush janë dy vëllezërit nga Tepelena. I plagosuri u arrestua dy vite më parë me 1 ton kanabis nga policia e Gjirokastrës (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri kallashnikov ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë. Viktima është Artur Bresha që punonte si roje në kantierin e bajpasit të Tepelenës. Atentatorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend pranë kabinës ku qëndronte.

Burime të lapsi.al thanë se më pas autorët kanë marrë makinën e viktimës një Benz 2000 dhe kanë shkuar pranë banesës së vëllait të tij, Artan Bresha të cilin e kanë gjetur në rrugë. Kanë hapur zjarr edhe ndaj tij, por kanë mundur vetëm ta plagosin. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se çështja lidhet me pazare droge, pasi i plagosuri është arrestuar në vitin 2017 me 1 ton kanabis nga policia e Gjirokastrës.

Majtas viktima Artur Bresha, djathtas vëllai i plagosur Artan Bresha

Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga policia. Në një njoftim të saj thuhet se “në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve.

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve” – shkruan policia.
/Lapsi.al/

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2019/12/VID-20191204-WA0118.mp4

Related Posts

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Çmenduri në Greqi/ I riu shqiptar rreh me shkop berberin

09/02/2026
Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli
Kryesore

Berisha: Rama do ketë fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

09/02/2026
Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq
Kryesore

Dash Sula nis detyrën e re: Do punoj 24 orë. Me Ramën nuk jemi parë si armiq

09/02/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet

Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet

10/02/2026
Ish-lojtari turk për Muçin: Trabzonspor mund ta shesë 20-25 milionë euro, nuk është çudi

Muçi “bën për vete” trajnerin e Trabzonspor, Fatih Teke apel drejtuesëve: Duhet ta blejmë menjëherë

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al