Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Bari, Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin e Coratos, në orën 22:30 të mbrëmjes, kur ai ishte i mbushur plot me njerëz. Mediat italianë kanë zbardhur edhe identitetin e shqiptarit të vrarë. Nga të dhënat e para mësohet se ai është identifikuar si Viktor Picaku, 24 vjeç. Sipas policisë, i riu nuk ka qenë i skeduar, ndërsa autorë janë dy persona që po udhëtonin me një motor.
Ata e kanë ndjekur të riun shqiptar dhe e kanë qëlluar nga mbrapa. 24-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë e kraharor, duke humbur jetën në vend. Edhe pse është ndërhyrë shpejt nga ana e mjekëve dhe policisë, sërish shqiptari nuk ka shpëtuar dot. Ngjarja ka sjellë panik tek njerëzit të cilët kishin populluar sheshin në atë orë të mbrëmjes.