Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë, ku është vendosur që me datë 22 korrik të zhvillohet Asambleja Kombëtare e kësaj force politike.
Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së kryesisë, Rama ka mohuar që në Asamblenë e PS-së do të ketë ndryshime në qeveri.
I pyetur nga gazetarët nëse do ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se “Nuk ka ndryshime në qeveri, këto janë fantazi nga temperaturat e larta. Nuk kam deklaruar që do bëj ndryshime. Kam thënë janë një sërë detyrash, nëse detyrat janë bërë s’ka pse bëj ndryshime”…