Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Përmetit.
Takimi është zhvilluar sot në qytetin e Gjirokastrës, ku Marku ka mbërritur në mesditë nën masa të forta sigurie dhe është pritur nga kreu i Prokuroris së Gjirokastrës Arben Pasho. Më pas takimi është zhvilluar në një prej ambjenteve të hotelit në Pazarin Karakteristik.
Analiza vjetore e organit të akuzës në Gjirokastër është zhvilluar pa praninë e medias për vetë specifikën që mbart, pasi në të mund të jenë dikstuar dhe sekrete hetimore të dosjeve të caktuara.